Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Karakaçi inspekton masat në Portin e Durrësit: Në gatishmëri për fluksin e udhëtarëve gjatë sezonit veror

    Rama: Rritja ekonomike po krijon mundësi për më shumë mbështetje ndaj shtresave në nevojë

    Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për 11 mijë fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tr*toli në automjetin e efektivit të policisë në Lezhë, arrestohet autori 32-vjeçar

    March 17, 2026

    LEZHË– Policia ka vënë në pranga autorin e vënies së tritolit në automjetin e efektivit të policisë Gentjan Gjetja dy ditë më parë në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë. Në pranga është vënë 32-vjeçari Fatjon Rrika, i cili rezulton me precedëntë kriminalë.

    Njoftimi i plote i policisë:

    Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Zoomed In”.

    Zbardhen autorësia dhe rrethanat e ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë, në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua me eksploziv, automjeti i një punonjësi policie.

    Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i krimit.

    I arrestuari, shtetas me precedent në Itali, për vjedhje me armë.

    Ai u kap duke lëvizur me ciklomotorin me të cilin kishte shkuar për të kryer shpërthimin.

    Si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera me qëllim përcaktimin e autorësisë dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 15 mars 2026, në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua me lëndë plasëse, automjeti i punonjësit të Policisë, shtetasit Gj. Gj., shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Zoomed In”.

    Gjatë operacionit, u identifikua si rezultat i vëzhgimit të hollësishëm të një sërë pamjesh filmike të siguruara në akse të ndryshme, autori i dyshuar i rastit, shtetasi F. Rr., 32 vjeç.

    32-vjeçari u arrestua në fshatin Zhejë, Kurbin, teksa drejtonte të njëjtin ciklomotorin, me të cilin dyshohet se kishte shkuar në vendngjarje, ditën e kryerjes së krimit.

    Në vijim të operacionit, nisi procedimi penal për babanë e shtetasit F. Rr., shtetasin N. Rr., 66 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjet një armë gjahu, e cila posedohej pa leje.

    Ciklomotori dhe arma e gjahut u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Vijon hetimi në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara penale, një shtetas që dyshohet se ka bashkëpunuar me 32-vjeçarin, për kryerjen e këtij krimi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    Shpërthim me lëndë plasëse në makinën e agjentit të kr*meve

     

    arrestohet autori 32-vjeçar Lezhë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Karakaçi inspekton masat në Portin e Durrësit: Në gatishmëri për fluksin e udhëtarëve gjatë sezonit veror

    July 20, 2026

    Rama: Rritja ekonomike po krijon mundësi për më shumë mbështetje ndaj shtresave në nevojë

    July 20, 2026

    Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për 11 mijë fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara

    July 20, 2026

    Shëngjin, shmanget një tragjedi në plazhin e Ranës së Hedhun, shpëtohen nënë e bir

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.