Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas disa raportimeve, dyshohet se në shënjestër ka qenë banesa e Jozefin Markut, ish-banorit të Big Brother Vip, i njohur për një incident gjatë spektaklit ku goditi me shuplakë një tjetër konkurrent, me nofkën Gjesti.
Dyshohet se autorët mund të kenë ngatërruar derën dhe kanë vendosur lëndën plasëse pranë portës së fqinjit. Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Jozefin Marku, i njohur edhe si Jozi, nuk është pyetur nga policia, pasi nuk është gjendur në banesë në momentin e ngjarjes.


