Site icon Informohu siç duhet

Tre vëllezërit kër*ënuan me armë një 30-vjeçar, arrestohen 2 prej tyre

TIRANË– Policia ka arrestuar dy persona, të cilët në bashkëpunim me vëllain e tyre të shpallur në kërkim, kërcënuan me armë zjarri një 30-vjeçar pas sherrit në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tafaj” ku tre vëllezërit pas një konflikti për motive të dobta në rrugë kanë kërcënuar të riun.

Bazuar në njoftimin e policisë mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Alfred Meta, 41 vjeç dhe Resmi Meta, 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim Gentian Meta 45 vjeç (vëllezër). Gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, në Tufinë, blutë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta si edhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Kanosën me armë zjarri një 30-vjeçar, pasi u konfliktuan për motive të dobëta, në rrugë, identifikohen 3 shtetas (vëllezër). Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe 1 automjet.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafaj”, një 30-vjeçar ishte kanosur me armë zjarri nga 3 shtetas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Triangle”, për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: A. M., 41 vjeç dhe R. M., 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 45 vjeç (vëllezër).

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, me një 30-vjeçar, e kanë kanosur atë me armë zjarri.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, në Tufinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Radar.al

Exit mobile version