Site icon Informohu siç duhet

Tre italianet bënin “namin” duke vjedhur bizhuteri në Ksamil, arrestohen

Tre shtetase italiane janë përfshirë në një vjedhje në zonën e bulevardit të Ksamilit. Gjatë veprimeve hetimore, policia arrestoi në flagrancë 21-vjeçaren M.D., ndërsa bashkëpunëtoret e saj, G.D., 18 vjeçe, dhe G.C., 22 vjeçe, u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Hetimet tregojnë se më 21 gusht 2025, tre të rejat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, vodhën sende me vlerë, bizhuteri, parfume dhe suvenire nga stendat e zonës, me një vlerë totale rreth 150 mijë lekë. Një pjesë e sendeve të vjedhura u sekuestruan si prova materiale.

Exit mobile version