Nepal është përfshirë nga protesta të mëdha pas pakënaqësisë së qytetarëve ndaj korrupsionit të qeverisë dhe bllokimit të rrjeteve sociale. Demonstruesit kanë sulmuar ndërtesa qeveritare, përfshirë Pallatin Presidencial, i cili u dogj plotësisht, duke shënuar një nga ngjarjet më dramatike politike në historinë e vendit.
Lëvizja protestuese nisi pas vendimit të qeverisë për të bllokuar platforma të tilla si Facebook dhe Instagram, duke nxitur zemërimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve. Protestat vazhduan edhe pas rikthimit të aksesit në rrjete sociale.
Gjatë trazirave, kryeministri i Nepalit KP Sharma Oli dha dorëheqjen dhe u largua nga vendi, ndërsa protestuesit dogjën edhe shtëpinë e tij. Situata mbetet e tensionuar, me frikën se demonstratat mund të vazhdojnë në ditët e ardhshme.

