Site icon Informohu siç duhet

Transportoi ilegalisht 11 emigrantë/ Arrestohet 56 vjeçari nga Fieri, dy të tjerë në kërkim

Transportoi ilegalisht 11 emigrantë, arrestohet 56 vjeçari nga Fieri/ Vazhdojnë hetimet për bashkëpunëtorët e tij

Policia e Fierit arrestoi në flagrancë 56 vjeçarin , banues në Patos.

Sipas hetimeve të bëra shtetasi me iniciale K. N., 56 vjeç është shpallur në kërkim në muajin janar të këtij viti, pasi u dyshua se trafikoi 11 emigrantë.

56 vjeçari u njoh me masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të tij.

 

Njoftimi i Policisë

Vijon operacioni i koduar “Tranzit”.

Kapet njëri prej 3 shtetasve të shpallur në kërkim në muajin janar 2024, për trafikimin e 11 emigrantëve.

Sektori për Hetimin e Trafiqeve i DVP Fier, në vazhdimësi të operacionit “Tranzit”, ka kapur dhe ndaluar njërin prej 3 shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasin K. N., 56 vjeç, banues në Patos.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata ka caktuar  masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë, bashkëpuntorë të shtetasit K. N., të shpallur në kërkim.

Këta shtetas në janar 2024 transportonin kundrejt pagesave, emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version