TIRANË– Në shtëpinë e Big Brother, konkrentët kanë prezantuar edhe njëherë tjetër veten e tyre, përballë të tjerëve.
Kur erdhi rradha e Amber, vajzës transgjinore, ajo u shpreh se ishte larguar nga vendi për t’u ndjerë më mirë atje sesa në Shqipëri për shkak të orientimit të saj seksual, por ajo tregon se tashmë këtu ka krijuar gjithçka dhe arriti t’ia dalë edhe në vendin e saj, e jo diku tjetër.
“Jam Amber. Dikur për njerëzit kam qenë ai, por asnjëherë ai brenda vetes time. Largimi nga Shqipëria ndodhi për faktin se doja që, për shkak të orientimit tim seksual. Mu duk sikur të ardhmen e kisha jashtë. Por e kisha të gabuar sepse mendoj që njeriu i fortë ja del në çdo vend ku të jetë, dhe unë ja dola në Shqipëri.”- tha Amber./Radar.al

