Një ngjarje shokuese është zbuluar së fundmi pasi trupi i një shkencëtari italian u gjet i copëtuar brenda një valixheje, në Kolumbi.
Viktima i identifikuar si Alessandro Coati, 42 vjeç, mësohet se është një shkencëtar i cili ka udhëtuar drejt Amerikës Latinë në vitin 2024, për të vijuar kërkimet e tij në fushën e biologjisë.
Trupi i tij i pajetë u gjet në periferi të Santa Martës, një qytet port në bregdetin e Karaibeve.
Kryebashkiaku i Santa Martës, Carlos Pinedo Cuello, ka ofruar një shpërblim prej 9,000 paund për personat të cilët sigurojnë informacionin që çon në arrestimin e autorëve të ngjarjes.
Kujtojmë se para pak ditësh, një ngjarje e ngjashme me këtë, tronditi mbarë opinionin publik.
Bëhet fjalë për vrasjen makabër të shqiptares Ilaria Sula, e ndodhur nga ishi i saj, Mark Samson. Në lidhje me këtë të fundit vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.