Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur së fundmi pasi një studente ndërroi jetë të mërkurën pasdite në Romë.
Burimet bëjnë me dije se e gjitha ndodhi për shkak të një reaksioni alergjik që studentja pësoi pasi hëngri një sanduiç të cilin e kishte blerë në një restorant.
Viktima e identifikuar si Avarie Anne Tierney, 21 vjeç, mësohet se ishte alergjike ndaj arrave shqeme.
Ajo ndodhej në zonën Pigneto në një qendër për studentët që ndiqnin kurset Erasmus me disa miq kur pasi hëngri sanduiçin u ndje keq.
Për rrjedhojë u rrëzua në tokë nga shoku anafilaktik që përjetoi.
Pas kësaj, 21-vjeçarja, arriti të kthehej në banesën e saj falë ndihmës së miqve.
Duke parë përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore ishin miqtë e saj ata që e ndihmuan duke i dhënë një dozë Bentelan.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve të cilët edhe pse i kryen masazh kardiak dhe frymëmarrje artificiale, studentja fatkeqësisht humbi jetën.
Hetuesit që po merren me zbardhjen e plotë të ngjarjes raportojnë se e reja nuk u ka thënë kamerierëve të restorantit se ishte alergjike, pasi nuk fliste italisht.
Ndërkohë thuhet se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.