Site icon Informohu siç duhet

Tragjike/ Shpërthimi i minierës së qymyrit u solli vd*kjen 51 punëtorëve

Tragjike/ Shpërthimi i minierës së qymyrit u solli vd*kjen 51 punëtorëve

Një ngjarje tragjike ka tronditur Iranin ku rreth 51 punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e një rrjedhje gazi në një minierë qymyri.

Gjithahstu mësohet se të plagosur kanë mbetur rreth 20 punëtorë të tjerë pas shpërthimit në provincën e Khorasanit të Jugut. Shpërthimi ndodhi në orën 21:00 (me orën lokale) gjatë ditës së shtunë.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian, i cili shprehu ngushëllime për familjet e viktimave. “Çështja po ndiqet me seriozitet”, tha Pezeshkian në një prononcim për mediat.

Miniera e Tabas mbulon një sipërfaqe prej më shumë se 30,000 kilometra katrorë dhe mban rezerva masive të koksit dhe qymyrit termik. Ajo konsiderohet si zona më e pasur dhe më e madhe e qymyrit në Iran.

Exit mobile version