Një ngjarje e rëndë është mësuar së fundmi kur u tha se reperi i njohur me emrin e artit Young Scooter, emri i vërtetë Kenneth Edward Bailey, vdiq në 39-vjetorin e tije në Atlanta pas një konfrontimi me policinë.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se ai pësoi një lëndim të rëndë në këmbë gjatë tentativës për të kaluar gardhin duke ju shmangur policisë.
Bailey u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht pas disa orësh vdiq nga plagët e tij.
Shkaku i vdekjes bëhet me dije se do të përcaktohet pas autopsisë.
Young Scooter ishte një figurë e njohur në skenën e hip-hop-it, duke bashkëpunuar me emra të njohur si Future, Waka Flocka Flame, Kodak Black dhe Rick Ross.
Kënga e tij më e fundit, “Trap’s Last Hope”, e publikuar në mars të vitit të kaluar.

