Informohu siç duhet

Tragjike/ Pas ndërhyrjes në gjoks humb jetën 21-vjeçarja, pezullohet kirurgu

Një kirurg italian u pezullua nga profesioni për një vit pas vdekjes së Alessia Neboso, 21 vjeçe, e cila iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal në gjoks, më 11 shtator 2023.

KJo masë u caktua nga gjyqtari pas kërkesës së Prokurorisë së Napolit, ku mjeku në fjalë akuzohet si përgjegjës për humbjen e jetës së të resë.

Akuzat që rëndojnë mbi të janë “bashkëpunim në vrasje nga pakujdesia, bashkëpunim në ushtrimin abuziv të profesionit mjekësor”.

Përveç pezullimit të mjekut, u sekuestrua edhe objekti shëndetësor ku vajza i ishte nënshtruar një operacioni për zmadhimin e gjoksit.

Sipas hetuesve, kirurgu, së bashku me stafin e tij shkaktuan vdekjen e vajzës për shkak të dezinfektimit jo korrekt dhe të plotë të sallës së operacionit dhe instrumenteve të përdorura për procedurën estetike.

Kirurgu plastik i pezulluar, së bashku me një mjek tjetër deklaroi në mënyrë të rreme se kishte marrë pjesë në operacionin, i cili në vend të kësaj i ishte kryer viktimës nga një specialist tjetër.

E reja vdiq 10 ditë pas operacionit.

Exit mobile version