GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Larisa të Greqisë, ku një 45-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e një goditje elektrike.
Mësohet se ai ka qenë duke punuar me një makineri krasitjeje, por fatkeqësisht gjatë punës e ka zënë korrenti.
Raportohet se në fillim për ngjarjen është njoftuar ambulanca, e cila ka mbërritur në vendngjarja për t’i dhënë ndihmën e parë 45-vjeçarit, por ka qenë e pamundur.
Trupi i pajetë i 45-vjeçarit shqiptar është transportuar në Spitalin Universitar të Larisës. Ndërkohë policia vijon hetimet për këtë ngjarje tragjike.