Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes në Radhimë, humb jetën turistja 30-vjeçare

    Akuzohet për shpërdorim detyre, sot seanca paraprake ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi

    Digjet automjeti në Korçë, 66-vjeçari gjendet i pajetë në sediljen e pasagjerit (EMRI)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Tragjike/ Kolaps në fushë, ndërron jetë ish-futbollisti i Tiranës

    November 3, 2025

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin në rajon. Trajneri i Radnički 1923, Mladen Žižović, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës pasi pësoi kolaps në fushë gjatë ndeshjes së SuperLigës së Serbisë kundër Mladost Lučani. Ai ishte vetëm 44 vjeç.

    Sipas mediave serbe, Žižović u rrëzua papritur pranë vijës anësore në pjesën e parë të takimit. Stafet mjekësore ndërhynë menjëherë për reanimim, por përpjekjet rezultuan të kota. Ndeshja u ndërpre menjëherë, ndërsa lojtarët dhe stafet mbetën të tronditur nga tragjedia.

    Žižović ishte një emër i njohur në futbollin ballkanik, si lojtar dhe më pas si trajner. Ai spikati me Zrinjski Mostar, ndërsa në sezonin 2010/11 veshi edhe fanellën e KF Tiranës në Kategorinë Superiore.

    Pas tërheqjes nga futbolli aktiv, ai drejtoi një sërë skuadrash në rajon, mes tyre Radnik Bijeljina, Zrinjski Mostar, Sloboda Tuzla, Shkupi, Borac Banja Luka dhe së fundmi Radnički Kragujevac, ekip që mori në drejtim vetëm një muaj më parë.

    Klubet dhe federatat e futbollit në Serbi, Bosnje, Maqedoni të Veriut, Slloveni dhe Shqipëri kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e parakohshme të trajnerit.
    “Një njeri i mirë, një trajner pasionant dhe një figurë që e jetonte futbollin,” – thuhet në mesazhet përkujtimore të shumë prej klubeve që ai ka përfaqësuar.

    Futbollisti kolaps Mladost Lučani tirana
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes në Radhimë, humb jetën turistja 30-vjeçare

    July 21, 2026

    Akuzohet për shpërdorim detyre, sot seanca paraprake ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi

    July 21, 2026

    Digjet automjeti në Korçë, 66-vjeçari gjendet i pajetë në sediljen e pasagjerit (EMRI)

    July 21, 2026

    Paunoviç me pagë drejtoreshe në një institucion të mbyllur në Kosovë

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.