Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur ditën e sotme në Koraci.
Mediat e huaja raportojnë se një person mbeti i vrarë në një shkëmbim me armë zjarri me policinë.
Më tej mësohet se viktima ka tentuar të grabisë bankën në qytet, por me ndërhyrjen e rojes së sigurisë tentoi të largohej.
Në një moment ai është ndeshur me policë patrulle dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.
Në kundërpërgjigje të plumbave nga policët, grabitësi mësohet se mbeti i vrarë.

