Një tragjedi ka ndodhur së fundmi në ujërat territoriale të Egjiptit, ku mësohet se për rrjedhojë të përmbysjes së anijes, rezultojnë të humbur 45 persona.
“Tridhjetë e një turistë të kombësive të ndryshme, së bashku me 14 anëtarë të ekuipazhit të një anijeje turistike që ishte në një lundrim afër bregut të Marsa Alam”, në Detin e Kuq në Egjipt, “janë të humbur”, shkruan “La Repubblica”.
Mësohet se autoritetet po vijojnë hetimet për gjetjen e këtyre personave
Lajmi mësohet nga burime të kualifikuara egjiptiane, të cilat nuk specifikojnë vendet e origjinës së turistëve, pordhe informacionet e deritanishme janë të pakta.

