Site icon Informohu siç duhet

Tragjike/ Foshnja 6 muajshe vd*s nga temperaturat e larta

Tragjike/ Foshnja 6 muajshe vd*s nga temperatura të larta

Një foshnje gjashtë muajshe ka humbur jetën pasi mësohet se u harrua në një makinë në temperatura të larta përrreth 7 orë. Sipas burimeve, Travis Carter Jr u ​​gjet në sediljen e pasme të makinës së një fqinji pasi dyshohet se kishin harruar ta linin atë me të atin.

Foshnja u shpall i vdekur nga mjekët kur mbërritën në vendngjarje rreth orës 21:00 të së martës në Cordes Lakes, Arizona. Fqinji i cili dyshohet se është një adoleshent, u arrestua dhe u akuzua për vrasje nga pakujdesia.

Përpara se të ndodhte tragjedia, nëna e Travis-it, Aleesia Phillips, i kërkoi fqinjit adoleshent që ta çonte në Luginën e Preskotit. Ajo mori Travisin me vete, por pasi foshnjën e zuri gjumi, nëna i kërkoi fqinjit që ta linte në shtëpinë e babait të tij.

“Fqinji arriti në shtëpi rreth orës 14:00, por nuk e çoi fëmijën në shtëpinë e babait. Në vend të kësaj ai parkoi makinën e ekspozuar në diellin e nxehtë dhe hyri në shtëpi, duke pretenduar se kishin harruar fëmijën në makinë”, tha policia.

Mamaj e foshnjës telefonoi fqinjin për të mësuar se çfarë po ndodhte dhe vetëm atëherë u kuptua se foshnja ishte ende në makinë.

Fatkeqësisht vdekja e fëmijëve në makina të nxehta nuk është e pazakontë, me 17 të raportuara në SHBA deri më tani këtë vit./ MailOnline

 

Exit mobile version