Kohët e fundit është gjetur pa shenja jete, turpi i një nënë të zhdukur para pak ditësh.
Burimet bëjnë me dije se trupi i pajetë u gjend pranë supermarketit ku ishte parë për herë të fundit një javë më pare.
Në lidhje me ngjarjen e dyshimtë, policia doli me njoftimin se është arrestuar një person i dyshuar si autor i krimit të rëndë.
25-vjeçarja Rodriguez Ramirez, që ishte tepër aktive në rrjet, ishte parë për herë të fundit në marketin e qytezës Cornelia, në 22 tetor 2024.
Ramirez ishte nënë e një vajze 8-vjeçare.
Gjatë ditës së djeshme, policia vuri në pranga 24-vjeçarin Angel DeJesus Rivera-Sanches, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Zoe Rodriguez-Ramirez.
I fejuari i viktimës, Julio Tovor, tha se ajo kishte shkuar në supermarketin Ëalmart për të takuar një të njohur, por kur u zgjua mëngjesin e nesërm ajo nuk ishte kthyer dhe i telefonoi nënës së vajzës, e cila e deklaroi të humbur.
Mbetet e paqartë se kë do të takonte Rodriguez Ramirez po takonte në supermarket, apo nëse kishte lidhje mes saj dhe Rivera Sanches.
Dëshmitarët thonë se një automjet fuoristradë kishe ndaluar pranë saj natën e zhdukjes ndërsa makina e vajzës ishte gjetur disa kilometra larg supermarketit.
Rezultate e autopsisë së Rodriguez Ramirez akoma nuk janë bërë publike./ NewYorkPost