Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Greqi ku një 55-vjeçar me origjinë shqiptare, baba i tre fëmijëve, u gjet i varur në një serë në Volos.
55-vjeçari mësohet se gjatë viteve të fundit punonte në zonën ku u gjet i pajetë dhe për komunitetin lokal mësohet se ai ishte një person i dashur.
Në lidhje me këtë ngjarje tragjike që shokoi banorët thuhet se policia ka nisur me hetimet. Ndonëse bëhet fjalë për vetëvrasje po shqyrtihen të gjitha mundësitë që lidhen me vdekjen e shqiptarit.
Trupi i pajetë i burrit është dërguar për autopsi, e cila pritet të zbardhë shkaqet e sakta të vdekjes së tij.