Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi pasi pesë adoleshentë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pas një sulmi të ashpër me thikë në rajonin Irkutsk të Siberisë.
Agjencia e lajmeve Tass raporton se ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin Baikalsk.
Hetuesit bëjnë me dije se trupat e pesë viktimave u gjetën në vendngjarje.
Ndërsa më tej thuhet se një grup të rinjsh ishte mbledhur në një shtëpi së bashku dhe në një moment, një prej tyre sulmoi të tjerët me thikë.
Për rrjedhojë katër adoleshentë humbën jetën pas përleshjes fizike, ndërsa katër të tjerë u plagosën dhe u shtruan në spital me lëndime të ndryshme.
Sulmuesi i dyshuar më pas i vuri flakën shtëpisë e gjithashtu humbi jetën nga zjarri.

