BRITANI E MADHE– Princesha Diana po fillonte një kapitull të ri pas divorcit nga Princi Charles, por jeta e saj u ndërpre tragjikisht më 31 Gusht 1997, kur një aksident me makinë vrau atë dhe dy të tjerë, Dodi Al Fayed dhe shoferin Henri Paul.
Princeshë Diana u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare.
“Ka shumë pak momente si ato në histori. Më kujtohet se ku isha në çdo detaj të vogël kur dëgjova për Dianën.”- thotë biografja mbretërore Ingrid SeWard, e cila e njihte personalisht Dianën.
“Kjo preku të gjithë.”
Njëzet e tetë vjet më vonë, trashëgimia e Princeshës Diana vazhdon të ndikojë tek ata, jeta e të cilëve ishte e ndërthurur me të sajën./PEOPLE/Radar.al

