Site icon Informohu siç duhet

Tragjedia në Maliq merr përmasa më të rënda, pas nënës dhe vëllait, humb jetën edhe vajza 6-vjeçare

Tragjedia familjare në Maliq është thelluar më tej. Vajza 6-vjeçare, e cila ndodhej prej disa ditësh në gjendje kritike në QSUT, ka ndërruar jetë këtë të premte, duke mos mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga zjarri që përfshiu banesën e familjes Hazisllari.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë, kur banesa u mbulua nga tymi në ambientet e kuzhinës. Në vendngjarje humbi jetën nëna, Merjeme Hazisllari, ndërsa djali 14-vjeçar, Luka, ndërroi jetë më pas në spitalin e Korçës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, edhe 6-vjeçarja nuk mundi të shpëtojë, duke e kthyer ngjarjen në një tragjedi të plotë për familjen.

Exit mobile version