Të dielën e 16 Marsit të paktën 59 persona kanë vdekur në Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës në një klub nate.
Mësohet se qeveria ka shpallur 7 ditë zie. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët.
Ndërsa Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN. Ministria e Brendshme, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik ka thënë se janë 20 të dyshuar, 15 prej të cilëve janë ndaluar nga policia. Në mesin e të vdekurve është edhe një zyrtar policor./Radar.al
Shpërthim në një lokal në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 50 njerëz

