Një humbje e papritur ka tronditur komunitetin sportiv italian: futbollisti Luca Aluisi, 30 vjeç, ndërroi jetë në shtëpinë e tij, para syve të nënës.
Aluisi sapo kishte firmosur me skuadrën ASD Castell’Azzara dhe pritej të zhvillonte stërvitjen e parë me ekipin, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, fatkeqësisht futbollisti nuk arriti të mbijetojë. Klubi konfirmoi lajmin me një mesazh ngushëllues, duke e përshkruar si një lojtar plot entuziazëm dhe pasion për futbollin.
Presidenti i klubit, Massimo Natali, e kujtoi Aluisin si “një djalë i sjellshëm dhe i përkushtuar”, ndërsa kryetari i komunës shprehu dhimbjen për këtë humbje të rëndë, duke dërguar ngushëllime familjes së tij dhe komunitetit sportiv.


