Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Iran ku një pallat është përfshirë nga flakët.
Burimet bëjnë me dije se për rrjedhojë të ngjarjes kanë humbur jetën 3 persona ndërsa kanë mbetur të plagosur 6 të tjerë.
Mes të plagosurve mësohet se janë tre fëmijë, të cilët janë dërguar me urgjencë për në spital.
Shkaqet e shpërthimit vijojnë të mbeten të paqarta.
Përfaqësuesi për shtyp i qendrës rajonale të ndihmës së parë bëri të ditur se pesë nga gjashtë të lënduarit tashmë kanë dalë nga spitali ku po trajtoheshin.

