Site icon Informohu siç duhet

Tragjedi/ Pagoi 3 mijë euro për mbjellje mjekre dhe u përball me deformime fytyre. Studenti i jep fund jetës

Tragjedi/ Pagoi 3 mijë euro për mbjellje mjekre dhe u përball me deformime fytyre. Studenti i jep fund jetës

Një ngjarje e pazakontë është raportuar nga mediat e huaja teksa një i ri francez, i identifikuar si Mathieu Viger Latour, kreu vetëvrasje pas dështimit të operacionit  për mbjelljen e mjekrës në Stamboll.

Burimet bëjnë me dije se operacioni u krye në qytetin turk nga një agjent imobiliar, i cili i ishte paraqitur të riut si kirurg.

Studenti 24-vjeçar i Administrimit të Biznesit udhëtoi në Turqi në mars për të kryer transplantin, për të cilin pagoi një shumë afro 3000 euro.

Por pavarësisht ndërhyrjeve, operacioni pati rezultate katastrofike.

Të riut iu mbollën mbi 5000 grafte që u transferuan nga koka në fytyrë.

Rezultati ishte një mjekër e parregullt që rritej në kënde të çuditshme, duke i dhënë fytyrës së tij një pamje jo të rregullt.

Përveç deformimit në pamje, i riu pësoi edhe djegie e shqetësime të forta, të cilat nuk e linin të flinte. Më vonë zbuloi se personi që kreu operacionin nuk ishte një kirurg i specializuar, por një agjent imobiliare, nga e cila mbeti i shokuar.

Për rrjedhojë të operacionit të dështuar Latour kalo në depresion. Pavarësisht përpjekjeve për riparimin e dëmit, u konstatua se skalpi i Latour-it nuk do të mund të kthehej kurrë në gjendjen e tij fillestare.

Tre muaj pas operacionit, Latour mori vendimin për të kryer vetëvrasje.

Babai i tij, i shkatërruar nga humbja e të birit, tani po bën fushatë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet e turizmit shëndetësor.

 

Exit mobile version