ITALI– Ndihmës-regjisori i :Emily in Paris”, Diego Borella, ka ndërruar jetë pasi u rrëzua në sheshxhirimin e serialit të famshëm. Sipas La Repubblica, seriali i Netflix po xhirohej në Hotel Danieli në Venecia, Itali, kur 47-vjeçari u rrëzua në sy të stafit të xhirimit, pasi thuhet se pësoi një atak në zemër.
Sipas gazetës, mjekët mbërritën në vendngjarje të enjten në mbrëmje, por nuk mundën t’i shpëtonin jetën.
Sipas Independent, shërbimi shëndetësor i Venecias tha në një deklaratë: Ambulanca jonë mbërriti në orën 6:42 pasdite. Mjekët bënë përpjekje për ta sjellë në jetë. Por në fund të gjitha përpjekjet rezultuan të pafrytshme. Rreth orës 7:30 të mbrëmjes, ai u shpall i vdekur./PAGESIX/Radar.al


