Site icon Informohu siç duhet

Tragjedi në Milano, tramvaji del nga shinat, 1 viktimë dhe 39 të plagosur

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat, duke shkaktuar një viktimë dhe 39 të plagosur.

Sipas raportimeve paraprake, ngjarja u regjistrua pak pas orës 16:00, në zonën e Viale Vittorio Veneto, ndërsa tramvaji po lëvizte nga Piazza della Repubblica në drejtim të Porta Venezia.

Një pasagjer rrëfeu për agjencinë ANSA momentet e panikut:
“Fillimisht mendova se ishte tërmet. Isha ulur dhe përfundova në dysheme bashkë me pasagjerët e tjerë. Ishte e tmerrshme. Godita vetëm gjurin, por burri pranë meje po i rridhte gjak nga koka. M’u desh pak kohë të ngrihesha dhe të zbrisja.”

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën 11 ambulanca, ndërsa ekipet e zjarrfikësve u angazhuan për të nxjerrë një person që mbeti i bllokuar në mjet.

Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë pesë mjete zjarrfikëse dhe rreth 25 efektivë, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e daljes nga shinat.

Exit mobile version