Një anije me emigrantë u mbyt pranë ishullit italian të Lampeduzës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave, njoftoi zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Filippo Ungaro, në rrjetin social X. Ai shtoi se një numër i ngjashëm personash konsiderohet i zhdukur.
Sipas raportimeve të gazetares Sergio Scandura nga “Radio Radicale”, anija transportonte 97 persona kur u mbyt rreth 20 kilometra në jugperëndim të Lampeduzës. “RaiRadio1” raporton se 12 deri në 17 emigrantë mbeten të zhdukur, ndërsa rreth 60 të mbijetuar janë shpëtuar dhe janë dërguar në ishull.
Emigrantët që përpiqen të arrijnë në Itali nga Afrika e Veriut shpesh përdorin rrugën e Mesdheut Qendror, e cila konsiderohet jashtëzakonisht e rrezikshme, me anije të mbingarkuara që shpesh çojnë në tragjedi si kjo e fundit.


