Një grua 39-vjeçare me origjinë nga Kosova, identifikuar si A. I., ka ndërruar jetë pas një transporti emergjent në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja ndodhi më 21 gusht 2025, kur shtetasja u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë. Për shkak të gjendjes kritike, ajo u transferua në Tiranë, ku pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ndërroi jetë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë arresti kardiak, por autoritetet janë në pritje të rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun e saktë.


