Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën tragjikisht pasditen e sotme në Larisa, Greqi. Ngjarja ndodhi pak para orës 18:00, kur ai po punonte mbi një pemë me sharrë elektrike, raportojnë mediat greke.
Në rrethana ende të paqarta, 50-vjeçari humbi kontrollin e sharrës, duke rënë nga pema dhe mjeti prerës duke i goditur këmbën. Prerja goditi arterien femorale, duke shkaktuar gjakderdhje të pakontrollueshme.
Ambulanca mbërriti në vendngjarje dhe e transportoi të lënduarin, por ai nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.