Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin shqiptar këtë të martë, ku një futbollist 28-vjeçar ka ndërruar jetë në fushë gjatë një ndeshjeje të kampionatit 9×9.
Bëhet fjalë për lojtarin B.H., pjesë e skuadrës FC Dajti, i cili pësoi një atak kardiak në pjesën e parë të ndeshjes ndaj FC Luminesen, e zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ai nuk arriti të mbijetojë.
Ndeshja u ndërpre menjëherë pas incidentit tragjik, ndërsa pritet reagimi i institucioneve përkatëse dhe një hetim më i detajuar mbi rrethanat e ngjarjes.
Kjo tragjedi ndodh vetëm pak kohë pas humbjes së jetës së futbollistit Dwamena në Kategorinë Superiore, duke rikthyer vëmendjen mbi kontrollin shëndetësor të sportistëve në vend.