Site icon Informohu siç duhet

Tragjedi në brigjet greke/ Përmbyset varka me emigrantë, disa të vdekur dhe dhjetëra të shpëtuar

Një operacion i gjerë kërkim–shpëtimi po zhvillohet që prej pasdites së së hënës në jug të Gavdos, rreth 15 milje detare nga brigjet greke, pasi një varkë që transportonte emigrantë u përmbys në det të hapur.

Sipas njoftimit të Rojës Bregdetare Greke, deri tani janë gjetur tre viktima, ndërsa 56 persona janë shpëtuar. Në operacion janë përfshirë dy anije kalimtare, dy mjete të Rojës Bregdetare dhe një helikopter i Forcave Ajrore, të cilat po vijojnë kërkimet në zonë.

Rojtaria Bregdetare bëri të ditur se pjesa më e madhe e të mbijetuarve janë nxjerrë nga një anije e Frontex, e angazhuar gjithashtu në operacion. Kërkimet për persona të tjerë të zhdukur vijojnë me të gjitha mjetet e disponueshme, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që numri i viktimave të rritet.

Exit mobile version