Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mbi 1,100 artistë kërkojnë bojkot të Eurovision Song Contest për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në burg 8 të arrestuarit

    June 1, 2025
    Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në burg 8 të arrestuarit

    Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për 8 të arrestuarit në kuadër të hetimeve për shitblerje armësh. Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për caktimin e masave të sigurimit.

    Në qeli do të qëndrojnë: Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu.

    Para gjykatës, asnjë nga të dyshuarit nuk ka folur. Ndërkohë, mbrojtja ka ngritur pretendime se është vepruar në kundërshtim me ligjin përsa i përket blerjeve të stimuluara, pasi sipas tyre policia i ka shtyrë individët në veprime të kundërligjshme.

    Avokatët kanë kërkuar prova dhe fakte konkrete për secilin nga të dyshuarit, lidhur me veprimet që ata pretendohet se kanë kryer. Gjithashtu, ata kanë kërkuar akt-ekspertizat e armëve për të vërtetuar nëse janë ose jo funksionale.

    Mbrojtja i ka kërkuar gjykatës që të cilësojë të paligjshëm arrestimin dhe të marrë parasysh faktin se të dyshuarit nuk kanë precedentë penalë të mëparshëm. Nga ana tjetër, organi i akuzës ka vënë në dispozicion të gjykatës akt-ekspertizat e kryera për armët e sekuestruara më herët gjatë ndalimit të Altin Pajazitit dhe Kadri Prushit, ku njëra prej armëve rezulton jashtë funksionit.

    Gjatë operacionit të zhvilluar nga strukturat e rendit janë sekuestruar 14 armë zjarri, 12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë, si dhe 2077 fara kanabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

    Grupi i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë u godit pas një hetimi 5 mujor nga Antitrafiqet e Tiranës. Operacioni i koduar “Puzzle” çoi në pranga në total 10 anëtarë të grupit të trafikut të armëve. 8 të rinj u arrestuan më 30 maj, ndërsa 2 të tjerë ishin arrestuar në kuadër të këtij hetimi më datë 1 prill.

    Gjykata e Tiranës lë në burg 8 të arrestuarit Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mbi 1,100 artistë kërkojnë bojkot të Eurovision Song Contest për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

    April 21, 2026

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    April 21, 2026

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    April 21, 2026

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.