Situata në autostradën Durrës–Tiranë vijon të jetë problematike, me radhë të gjata kilometrike automjetesh dhe qarkullim të ngadalësuar.
Për të shmangur trafikun në aksin kryesor, shumë drejtues mjetesh janë futur në rrugët e brendshme të Vorës, por edhe aty përballen me ngarkesë të shtuar dhe vështirësi në lëvizje.
Pavarësisht shqetësimeve dhe ankesave të përsëritura nga qytetarët, deri më tani nuk ka pasur zgjidhje konkrete për lehtësimin e situatës.

