Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Trafik droge nga Shqipëria drejt BE/ Ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari i shpallur në kërkim

    August 24, 2025

    TIRANË– Një 41-vjeçar është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Nga njoftimi zyrtar i policisë bëhet fjalë për shtetasin Edson Jozwik alias Edson Pjetri, të cilit Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: trafikim lëndësh narkotike, pastrim parash, grup kriminal dhe kryerje veprash penale nga grup i strukturuar kriminal.

    Sipas hetimeve të SPAK, Edson Pjetri, së bashku me persona të tjerë, gjatë periudhës qershor-nëntor 2020, dyshohet se ka trafikuar rreth 160 kg cannabis sativa nga Shqipëria në Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

    Njoftimi:

    Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri, i shtetasit E. J. alias E. P., 41 vjeç.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grup kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

    Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë periudhës qershor-nëntor 2020, ka trafikuar rreth 160 kg lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

    Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./Radar.al 

    Edson Pjetri ekstradohet 41-vjecari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    January 17, 2026

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    January 17, 2026

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    January 17, 2026

    Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.