Site icon Informohu siç duhet

Trafik armësh nga Shqipëria në Angli/ Arrestohet 20-vjeçari, pistoleta ishte fshehur brenda një televizori

TIRANË– Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik armësh nga Shqipëria në Angli është arrestuar nga policia e Tiranës.

“Blutë” bëjnë me dije se Roseljo Arifi, 20 vjeç, u shpall në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit Jurgen Suca, 26 vjeç, dhe Segest Meti., 20 vjeç, (të arrestuar ditën e djeshme), kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri, të cilën e kishin ndarë në pjesë të fshehur brenda një televizori, me qëllim dërgimin në Angli.

NJOFTIMI

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 vunë në pranga shtetasit:

R. A., 20 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit J. S. dhe S. M. (të arrestuar ditën e djeshme), kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri, të cilën e kishin ndarë në pjesë të fshehur brenda një televizori, me qëllim dërgimin në Angli./Radar.al 

Exit mobile version