Site icon Informohu siç duhet

Tradhtia me kolegun, merret në pyetje gruaja e policit. Zbulohet çfarë ka pranuar

TIRANË– Efektivi 46-vjeçar Erjon Goxhara u bë autor i një tentative për vrasje të hënën e 19 Gushtit, katër muaj pasi kishte zbuluar se bashkëshortja e tradhtonte me kolegun e saj në punë.

Autori i dyshuar vijon të jetë në arrati edhe një ditë pas ngjarjes që tronditi kryeqytetin, pavarësisht negociatave që policia dhe familjarët kanë bërë me të.

Sipas informacioneve zyrtare, Goxhara qëlloi 6 plumba ndaj Lorenc Kostës, 45-vjeçarit i cili kishte lidhje intime me gruan e policit.

Shqiptarja.com raporton se faktin e tradhtisë e ka pranuar edhe bashkëshortja e policit, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit.

Ndërkohë, mësohet se Goxhara dhe bashkëshortja kanë dy fëmijë.

Ditën e ngjarjes, në një deklaratë për mediat, kryepolici i Tiranës Tonin Vocaj tha se ai vetë kishte pasur një bisedë telefonike me autorin e dyshuar në arrati. Vocaj tha se Goxhara ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe i bëri thirrje të vetëdorëzohej sa më parë.

Exit mobile version