Ditën e sotme Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë 4 vite burg për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka.
Por për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, Zarka u dënua me 2.8 vite burg.
Ish-prokurorit gjithashtu iu hoq e drejta që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë funksione publike.
Kujtojmë se magjistrati ra në pranga më 29 korrik të 2024, pasi dyshohet se në bashkëpunim ka kryer korrupsion dhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme, mes tyre dhe Dosja e famshme “Toyota Yaris”.
Sipas SPAK, thuhet se ai shfrytëzoi pushtetin për të ndërhyrë në disa hetime, duke hedhur hije dyshimi edhe mbi gjetjet e dala nga dosjet ku Zarka besohet se ka ndikuar vetë.
Këto dosje lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar dhe të kultivimit të narkotikëve.
Kujtojmë se dosja “Toyota Yaris” u denoncua në parlament nga ish-kreu i PD, Lulzim Basha, që paralajmëroi se në portin e Durrësit do të vinin dy automjete ku ndodheshin 3.4 milionë euro.
Dy Pas dy ditësh shumë e madhe u zbulua pikërisht në vendin ku sinjalizoi Basha.


