Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në aksin nacional Berat-Lushnje, në fshatin Moravë. Një automjet tip “Toyota” i ka prerë rrugën një makine me targa gjermane, ku udhëtonte familja Berberi.
Është bërë me dije se Ëngjëll Berberi, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët 14 dhe 9 vjeç, kanë përfunduar me makinën në kanal.
Menjëherë ata janë transportuar drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin mjekim.
Sipas mjekëve në spitalin e Beratit mësohet se të gjithë anëtarët e familjes Berberi janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të katërt kanë pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit “Toyota” që shkaktoi aksidentin, shtetasi Brahim Agalliu, është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet në lidhje me ngjarjen,
Është konfirmuar se nuk ka rezultuar me prezencë alkooli. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit./Radar.al