SHBA– Vajza e super modeles së njohur, Gigi Hadid, Khai Malik ka festuar 4-vjetorin e lindjes. Me festë plot lojëra dhe ëmbëlsira janë disa nga momentet që modelja ka postuar nga organizimi për ditëlindjen e së voglës.

Por është vënë re që Zayn, i ati i Khait nuk ka qenë prezent në festën e ditëlindjes, por ai vetëm ka bërë një urim për vajzën e tij në Instagram.
Kujtojmë se çifti i famshëm, Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë ndarë 13 muaj pasi u bënë prindër për herë të parë. Supermodelja dhe këngëtari morën vendimin pasi ylli i One Direction pati një përplasje me nënën e 26-vjeçares, Yolanda Hadid.