Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    FOTO/ Të gjithë sytë e tifozëve te format e saj bombastike, mbështetja e Ivana Knoll nuk i mjafton Kroacisë

    Vijon ngërçi në Kuvend, Peleshi: Mbyllet seanca për një orë pushim

    Mbante arsenal a*matimi dhe municionesh në banesë, arrestohet 43-vjeçari

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Torino i “jep duart” Asllanit? Flet drejtori sportiv: Ja si qëndron e vërteta me mesfushorin shqiptar

    January 4, 2026

    Drejtori sportiv i Torinos, Xhanluka Petraçi, në një prononcim për “Sky Sport”, nuk e fsheh se në janar ka në mendje të bëjë një “mini-revolucion” në merkato, me lëvizje që mund të përfshijnë edhe largimin e parakohshëm të Kristjan Asllanit, i ardhur në gusht në huazim nga Interi:

    “Udhëzimet janë që të përpiqemi të ndryshojmë diçka. Është e qartë që me skemën 3-5-2 duhet të sjellim disa lojtarë funksionalë. Dua të kujtoj se Torino ka 30 lojtarë në listën e pagave, prej të cilëve tre janë jashtë liste. Kjo është penalizuese, sepse për të futur një lojtar duhet të nxjerr një tjetër. Përndryshe, e paguaj pa e përdorur. Pra, është e qartë që ekziston kjo vështirësi e një grupi shumë të gjerë dhe patjetër do të duhet të punojmë për disa shkëmbime. Duhet të mendoj të bëj diçka tjetër. Po punoj për të sjellë disa fytyra të reja”, pranon ai.

    A janë objektivat një mbrojtës qendror, një mesfushor dhe një lojtar krahu? “Në parim po, këto duhet të jenë. Ka disa prioritete, duhet të kuptojmë se çfarë do të ndodhë me Schuurs, i cili është i dëmtuar prej kohësh. Ka vlerësime në vazhdim. Rolet janë këto dhe po punojmë. Duhet pak durim.”

    Duke iu përgjigjur një pyetjeje direkte të DAZN mbi largimin e mundshëm të Asllanit në janar, Petraçi sqaroi qëndrimin e klubit: “Në periudhë merkatoje dëgjon gjithçka. Sigurisht që presim shumë më tepër nga Asllani, është një lojtar i rëndësishëm që duhet ta tregojë në fushë se është titullar, ashtu si shumë të tjerë. Sot ulet në stol, por shpresojmë që të rikthehet titullar. Ky është një diskutim që vlen për të dhe për shumë të tjerë, duhet ajo ‘egërsi’ e shëndetshme që e kërkoj nga të gjithë djemtë.”/PanoramaSport

    Asllani drejtori sportiv Torino
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    FOTO/ Të gjithë sytë e tifozëve te format e saj bombastike, mbështetja e Ivana Knoll nuk i mjafton Kroacisë

    June 18, 2026

    Vijon ngërçi në Kuvend, Peleshi: Mbyllet seanca për një orë pushim

    June 18, 2026

    Mbante arsenal a*matimi dhe municionesh në banesë, arrestohet 43-vjeçari

    June 18, 2026

    Në Shqipëri po ecën vetëm aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe më pak hotelet

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.