Informohu siç duhet

Tmerri për Krishtlindje në familjen në Tiranë, 54-vjeçari i vë flakën shtëpisë me familjarët brenda. Dalin pamjet

Një situatë e rëndë dhe e frikshme ka ndodhur ditën e Krishtlindjeve më 25 dhjetor në një banesë në Bathore.

Bashkim Domi 54-vjeç, me benzinën e fshehur nën xhaketë futet në banesën e tij dhe i vë flakën.

Nën efektin e alkoolit, 54-vjeçari ka kërcënuar se do të digjte me benzinë fëmijët bashkë me bashkëshorten të cilët ndodheshin në banesë në ato momente të rënda.

Top Channel ka siguruar edhe pamjet kur njëra nga vajzat është prekur nga flakët.

Një pjesë e banesës dhe mobiliet janë djegur nga flakët.

Bashkëshortja e tij, tregon tmerrin që ka përjetuar bashkë me fëmijët.

“Unë nuk e dija që kishte benzinë, e kishte futur në xhup. E spërkati shtëpinë me benzinë, i thirra fëmijëve të dilnin jashtë. Kur doli jashtë ia hodhi vajzës benzinën te këmbët. Unë dhe djali nuk e di si e kemi ndaluar”-tregon ajo.

Gruaja e tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata, tregon se ajo prej vitesh ka vuajtur nga dhuna që ushtronte bashkëshorti mbi të dhe fëmijët.

“Gjithmonë ka qenë i dhunshëm qëkur jam martuar. Psikologjikisht dhe fizikisht, në 2017 më ka djegur me tenxheren e fasuleve. E kam denoncuar se më ka lënë për vdekje”.

54 vjeçari është arrestuar pas ngjarjes, ndërsa hetimet po vijojnë nën drejtimin e prokurorisë.

Exit mobile version