ITALI– Një shtetas me origjinë nga Kosova, 36-vjeç, është arrestuar për rrëmbim dhe sulm seksual në Padova. Bazuar në atë që shkruajnë mediat italiane, ai kishte më pak se 24 orë që kishte dalë nga burgu kur rrëmbeu një 37-vjeçare shqiptare, ku e ka kapur dhe përdhunuar për orë të tëra.
Ansa shkruan se ngjarjen e tmerrshme e ka treguar vetë gruaja, e cila pas dy ditësh ka mundur të arratiset nga banesa e pabanuar ku e kishin mbyllur.
37-vjeçarja ishte kontaktuar me telefon nga i panjohuri, i cili me arsyetimin se duhej t’i tregonte një lajm shumë të rëndësishëm dhe duke lënë të kuptohet se djali i saj 18-vjeçar ishte në rrezik, e bëri atë të dilte në rrugë. Në atë moment ai e kërcënoi me armë dhe e detyroi ta ndiqte në banesën e parë, ku u rrëmbye për orë të tëra dhe më pas e transferoi në një shtëpi të dytë.
37-vjeçarja shqiptare u detyrua të kryente marrëdhënie të përsëritura seksuale për orë të tëra, gjithmonë nën kërcënimin e armës dhe në një moment kur mori një telefonatë nga i biri në celular, duke zbuluar se nuk ishte në rrezik, arriti të largohej nga përdhunuesi dhe të arratisej në rrugë, duke njoftuar policinë. Pas dy ditësh kërkime intensive, u bë e mundur vënia në pranga e 36-vjeçarit në Padova. Ai banonte ilegalisht në Itali dhe ka precedentë të shumtë penalë./Radar.al
Tjetër arritje për Shqipërinë, Endri Hoxha në elitën Europiane të Taekwondo
Aksidenti në Shkodër/ Ndërron jetë në spital edhe 14-vjeçari
Gjuha bullizuese Rama-Berisha-Basha në zgjedhje, flet psikologia Anxhela Peza