Një fluturim i Wizz Air nga Alicante drejt Romës u shndërrua në një përvojë traumatike për pasagjerët, pasi aeroplani u godit nga turbulenca të forta mbi territorin italian.
Pasagjerët u panë të tmerruar dhe u dëgjuan lutje të dëshpëruara në kabinë ndërsa piloti tentoi disa herë të ulte aeroplanin në aeroportin Fiumicino. Për shkak të motit ekstrem dhe stuhive të fuqishme, fluturimi u devijua drejt aeroportit të Bolonjës, ku ulja emergjente u krye në orën 03:57 të mëngjesit.
Turbolenze su #Roma, volo #WizzAir dirottato a #Bologna: lo shock dei passeggeri (per fortuna illesi) pic.twitter.com/LnE5Xk7CGA
— Fanpage.it (@fanpage) August 21, 2025
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë pasagjerët të trembur, duke ulëritur në errësirën e kabinës.
Wizz Air deklaroi se siguria e pasagjerëve është prioritet, dhe se devijimi i fluturimit në kushte të tilla është procedurë standarde. Pasagjerëve iu sigurua transport tokësor nga Bolonja drejt Romës.
Ngjarja ndodhi pak javë pasi një fluturim i Ryanair u trondit gjithashtu nga turbulenca, ku disa pasagjerë mbetën të lënduar.


