Site icon Informohu siç duhet

Tjetër tragjedi ajrore, 3 të vde*ur pas rrëzimit të avionit. Piloti…

Tre persona që ndodheshin në bordin e një avioni të vogël kanë humbur jetën në Florida. Sipas mediave amerikane, një avion i vogël “Cessna 310R” u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Boca Raton në Florida.

Në bordin e avionit ndodheshin tre persona të cilët kanë humbur jetën. Raportet tregojnë se piloti kishte raportuar probleme me timonin dhe po rrotullohej për disa minuta para rrëzimit.

Shefi i Zjarrfikësve Michael LaSalle tha se avioni pësoi një problem mekanik.

Administrata Federale e Aviacionit tha se avioni u rrëzua në orën 10:20 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa destinacioni i tij avionit mësohet se ishte Aeroporti Ndërkombëtar Tallahassee.

Exit mobile version