Site icon Informohu siç duhet

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, e pëson 38 vjeçari. Arrestohen 5 të tjerë

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, e pëson 38 vjeçari. Arrestohen 5 të tjerë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, shtetasin K. M., 38 vjeç.

Sipas hetimeve të kryera dyshohet se 38 vjeçari ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

K.M., akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

 

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. V., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin I. H., 60 vjeç, banues në Bruk, Vorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 130/a dhe 197 i Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë kontrollit të aparatit celular iu gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– J. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

– E. K., 39 vjeç, dhe N. P., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Exit mobile version