Site icon Informohu siç duhet

‘Tiranathlon’ rikthehet në kryeqytet, kufizime në qarkullimin e automjeteve këtë fundjavë

Tirana do të presë këtë të diel garën sportive “Tiranathlon”, aktivitet që bashkon tre disiplina – notin, çiklizmin dhe vrapin – në një itinerar që përshkon zonën e Liqenit të Farkës, duke promovuar njëkohësisht turizmin sportiv.

Për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e eventit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka hartuar një plan masash që parashikon kufizime të qarkullimit të automjeteve më 21 shtator, nga ora 08:00 deri në 13:00. Kufizimet do të prekin disa segmente rrugore si:

Rruga e “Tuneleve”,

Rruga “Daxhit”,

Rruga “Diga e Liqenit”,

Rruga “Panorama e Liqenit”,

Segmenti interurban TEG – Ura e Shkozës, si dhe bulevardet “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri” (Ura Shkozë – Pallati me Shigjeta).

Gjithashtu, disa linja urbane do të devijojnë ose do të pezullohen përkohësisht gjatë zhvillimit të garës. Ndërkohë, lëvizja e mjeteve të emergjencës dhe Policisë do të vijojë normalisht.

Exit mobile version