Informohu siç duhet

Tirana shfaq forcën në derbi, mposht Partizanin 3-0. Nis festa

Në një derbi të tensionuar të kryeqytetit, Tirana triumfoi bindshëm 3-0 ndaj Partizanit, duke treguar dominim të qartë në fushë dhe efikasitet në finalizim.

Pjesa e parë nisi me presion nga ana e kuqve, por ata nuk arritën të rrezikonin seriozisht portën e Tiranës. Goli i parë erdhi pas një gabimi të mbrojtjes së Partizanit, ku Falaje nuk fal dhe shënoi. Pak më vonë, Pacacia fitoi penallti dhe vetë e shndërroi në gol, duke dërguar rezultatin në 2-0.

Në pjesën e dytë, Partizani u hodh në sulm, por Tirana ruajti qetësinë dhe sigurinë, duke vulosur fitoren me golin e Tabeku.

Ky sukses ngre Tiranën në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Partizani mbetet me 4, duke treguar se bardheblutë janë të gatshëm për sfidat e ardhshme dhe për të imponuar ritmin në këtë fillim sezoni.

Exit mobile version