Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Dorëzohu, babi të do shumë”, babai i Altin Ndocit i bën thirrje publike të birit në arrati

    “Kur e arrestuan jetova me frikë”/ Babai i Altin Ndocit flet pas arratisjes: Nuk i kemi borxh askujt, kërkoj vetëm djalin tim

    Chiara Ferragni shpallet e pafajshme në çështjen “Pandorogate”, por skandali lë pasoja të rënda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Time Out” jehonë bukurive të vendit tonë: 7 plazhet më të mira në Shqipëri

    July 17, 2024
    "Time Out" jehonë bukurive të vendit tonë: 7 plazhet më të mira në Shqipëri
    Foto nga plazhzi i Dhërmiut.

    “Vija bregdetare e Shqipërisë shtrihet në Mesdhe që nuk e dinit kurrë se ekzistonte.”- kështu e nis “Time Out” artikullin për plazhet më të mira në Shqipëri.

    Në Shqipëri është ende e mundur të gjeni pak qetësi në plazh, edhe gjatë sezonit të rrëmbyeshëm të verës në muajin gusht.  Vërtetë, disa nga plazhet e Shqipërisë janë sot po aq të populluara sa plazhet  në Mesdhe.

    Nëse po kërkoni të gjeni paqe në një destinacion bregdetar, mos kërkoni më larg se Shqipëria, vendi më i nxehtë i pushimeve të këtij viti, shkruan Stuart Butler në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “TimeOut”.

    Ne ju rekomandojmë të vizitoni disa nga plazhet më magjepsëse shqiptare:

    Plazhet më të mira në Shqipëri:

     Ksamili

    Vija bregdetare e fshatit të vogël të Ksamilit rrethohet nga një grumbull limanesh të ndërthurur, ishujsh në miniaturë, pyjesh dhe lagunash që shkëlqejnë në diellin e pasdites.

    Të gjitha këto janë para se të futeni në rrënojat e jashtëzakonshme romake të Butrintit.

    E gjithë kjo do të thotë se Ksamili i ka të gjitha kushtet për të qenë një fshat perfekt plazhi mesdhetar, por ju kujtojmë se nuk është më një sekret dhe pritet të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë ndërkombëtarë.

    Himara

    Qyteti bregdetar i Himarës shërben si një bazë për të eksploruar një pjesë intriguese të vijës bregdetare.

    Zona në veri ofron burimet më të pasura të rërës dhe kripës. Disa nga plazhet këtu, si Plazhi i Livadhit, janë me të vërtetë magjepsës dhe plot me shezllone dielli, por ndodhen edhe disa limane të vegjël, si plazhi i Akuariumit.

    Dhërmi

    Dhërmiu është një rrip i gjatë bregdetar me rërë dhe guralecë, i cili përfundon në tokat shkëmbore me limane të vegjël.

    Gjeni kohë për të eksploruar fshatin në majë të shkëmbit me të njëjtin emër.

    Në Dhërmi do të dalloni shtëpi të lyera me gëlqere, rrugë të ngushta dhe lule dekorative rozë “Bougainvillea” mbi mure.

     Gjipe

    Plazhi i vogël me guralecë të bardhë i Gjipesë është gjithçka që shpresonit se mund të ishte vija bregdetare shqiptare.

    Arsyeja pse ka mbetur kaq i pacënuar? Ndoshta sepse nevojitet një ecje 45 minuta nga rruga më e afërt.

    Do të gjeni gjithashtu një kafene të lezetshme sezonale në plazh dhe një zonë kampingu.

     Borshi

    Plazhi i Borshi është shtatë kilometra i gjatë, dhe në muajin më të populluar të gushtit mund të gjeni një cep të qetë.

    Dhe çfarë qoshesh janë këto? Guralecët e vegjël e të bardhë ngjyrë kremi do t’iu çojnë në ujërat e cekëta blu – ndërsa në brendësi të tokës shtrihen qindra pemë ulliri që bëjnë hije.

    Për një izolim të plotë, drejtohuni në gjysmën jugore të plazhit, ku njerëzit nuk priren të shkojnë.

    Gjiri i Dafinës

    Gjiri i Dafinës ndodhet në pjesën jugore të gadishullit të Karaburunit.

    I mbrojtur si një rezervat natyror, gadishulli ka disa limane shumë të vogla ndër të cilat Gjiri i Dafinës është padyshim më i miri.

    Për të arritur në ndonjë nga plazhet, përgatituni për një shëtitje të gjatë mbi kodrat e mbuluara me pyje pishe me erë të këndshme ose  alternativa më e mirë  bashkohuni në një udhëtim me kajak gjatë natës.

    Ishulli i Sazanit

    Me një histori të errët të Luftës së Ftohtë  gjatë së cilës u përdor si një bazë për nëndetëset dhe një fabrikë sekrete armësh kimike ishulli i largët dhe i pabanuar i Sazanit është një parajsë në bregdetin shqiptar.

    Ishulli, i cili mund të vizitohet vetëm në turne të organizuara me varkë, ofron vende historike dhe disa plazhe absolutisht të pacënuara ku mund të bëni zhytje të mrekullueshme.

    7 plazhet me te mira Riviera shqiptare TIME OUT shkruan per shqiperine
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Dorëzohu, babi të do shumë”, babai i Altin Ndocit i bën thirrje publike të birit në arrati

    January 14, 2026

    “Kur e arrestuan jetova me frikë”/ Babai i Altin Ndocit flet pas arratisjes: Nuk i kemi borxh askujt, kërkoj vetëm djalin tim

    January 14, 2026

    Chiara Ferragni shpallet e pafajshme në çështjen “Pandorogate”, por skandali lë pasoja të rënda

    January 14, 2026

    Shtëpia e Bardhë u paraqet banorëve të Groenlandës një zgjedhje simbolike: SHBA apo Rusi/Kinë

    January 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Do të heqin qafe një barrë të madhe”/ Pas 13 Janarit, 3 shenja të zodiakut i presin ditët pozitive

    Parashikimi i horoskopit 14 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi 13 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.